Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se nga familjarët e Liridona Ademajt është njoftuar se Naim Murseli, i dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, bënte jetë të shfrenuar dhe se kishte probleme në aspektin financiar.
Madje, sipas gazetares, njëri nga kushërinjtë e Liridonë8s i ka thënë se Murseli i ka marrë para borxh.
“Babai, vëllai dhe kushëriri i Liridonës ma kanë thënë këtë gjë, që Naimi kishte probleme sa i përket anës financiare dhe kishte një jetë të shfrenuar. Se çfarë nënkuptonte jetë e shfrenuar të jem e sinqertë nuk i kam pyetur dhe jo pa qëllim. Bëhej fjalë për kohën menjëherë pas ngjarjes dhe nuk doja të lëndoja në momentet e para. Njëri nga kushërinjtë më tha që Naim Murseli më ka marrë edhe para borxh”, është shprehur ajo për EuronewsAlbania.