Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e ka quajtur vrasjen e gjeneralit Jaroslav Moskalik si një akt terrori.
“Çështja kryesore është ndalimi i konfliktit në zemër të Evropës dhe botës. Ne shohim kaq shumë viktima çdo ditë. Edhe sot, një pjesëtar i ushtrisë ruse u vra si rezultat i një sulmi terrorist në Moskë”, ka thënë Zakharova sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.
Moskalik humbu jetën pasi një bombë shpërtheu në makinën e tij. Ai është komandanti i fundit ushtarak rus ose figura pro-Kremlinit që besohet se është shënjestruar nga ukrainasit brenda Rusisë.