11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Voton Konjufca: Që zëri të jetë i qartë dhe i lartë, dilni sa më shumë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Qendrën e Votimit në Fakultetin Ekonomik.

“Së bashku me gruan time të dashur, Emirën, sot dolëm dhe votuam. Në demokraci fjala kryesore është e popullit. E që zëri të jetë i qartë dhe i lartë, dilni sa më shumë, dilni të gjithë”- ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit