Të dielën, në aeroportin e Gjenevës janë shënuar vonesa të konsiderueshme, si pasojë e një gabimi njerëzor, ka mësuar RTS, transmeton albinfo.ch.
Sipas burimeve, udhëtarët që sapo kishin zbritur nga avionët janë përzier me udhëtarët që ishin në proces të nisjes, çka ka detyruar autoritetet e aeroportit të ndërhyjnë për arsye sigurie.
Për pasojë, të gjithë pasagjerët që ishin në pritje për të udhëtuar janë evakuuar dhe janë rikthyer për të kaluar edhe një herë përmes kontrollit të sigurisë.
Kjo situatë ka ndikuar në krijimin e vonesave të mëdha në orët e pasdites.