17.8 C
Skopje
Saturday, September 27, 2025

VMRO: Sa herë afrohen zgjedhjet, Ali Ahmetit i kujtohet gjaku dhe patriotizmi fals, i llojit më të ulët milosheviçian

VMRO DPMNE-ja ka reaguar rreth deklaratave të fundit të kreut të BDI-së. Partia në pushtet akuzon Ahmetin se sa herë afrohen zgjedhjet atij i kujtohet gjaku dhe patriotizmi fals, i llojit më të ulët milosheviçian.

“Para çdo cikli zgjedhor, Ahmeti kërkon aktualitet duke i nënçmuar shqiptarët, të cilët për shkak të tajkunëve dhe sheikëve që ai i krijoi mbi kurrizin e shqiptarëve të ndershëm, jetojnë rëndë dhe gjithnjë e më shumë po shpërngulen nga vendi. Ahmeti është, siç do të thoshin serbët që i ka idhuj, një “prishës i qetësisë” dhe duhet ta kuptojë se vëmendja nuk kërkohet, por fitohet”, thonë nga VMRO. “Nuk është mirë të nënçmosh popullin tënd dhe të shpikësh tema që janë të gabuara, manipuluese dhe krijojnë tensione vetëm pse je i frikësuar”, shtojnë nga partia e Mickoskit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit