11.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

VMRO i përgjigjet LSDM: Mbledhja e nënshkrimeve për kandidaten për presidente ishte vetëm proces teknik

Partia opozitare maqedonase VMRO, ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së, se kandidatja e tyre për presidente Gordana Siljanovska Davkova, nuk ka mbledhur nënshkrime nga qytetarët për kandidaturën e saj.

Nga VMRO thonë se e gjithë kjo nuk është e vërtetë dhe se parashtrimi i kandidaturës është proces teknik.

“Parashtrimi i kandidaturës është proces teknik, profesoresha Siljanovska Davkova kishte dalje më të madhe nga qytetarët gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për kandidaturën e saj dhe andaj ajo është dhimbja më e madhe për Pendarovskin dhe LSD-në. Mbështetja e qytetarëve është e qartë dhe pa dilema, ndërsa LSD dhe Pendarovski për këtë do të binden më 24 prill dhe 8 maj”, theksojnë nga VMROa.

Ndryshe, nga sot edhe zyrtarisht ka përfunduar procesi i parashtrimit të kandidaturave për zgjedhjet presidenciale, ku u paraqitën 7 kandidatë edhe atë presidenti aktual Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Arben Taravari, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Maksim Dimitrievski dhe Stevçe Jakimovski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit