VMRO-DPMNE reagon pas dorëheqjes së Ristoskës

Ndërkohë pikërisht partia në pushtet VMRO-DPMNE, e para ka reaguar pas dorëheqjes së Ristoskës. Sipas VMRO-DPMNE-së, dorëheqja ka të bëjë me dëshpërimin pasi nuk u zgjodh kryeprokurore. Nga kjo parti thonë se Ristoska ishte pjesë e Prokurorisë për të cilën vet ajo thotë se i është shkatërruar besimi.

“Lufta e vërtetë për sundimin e ligjit nuk përfundon me zgjedhjen apo moszgjedhjen në një funksion; fillon pikërisht atëherë. Në vend të angazhimeve deklarative, institucioneve u duhen njerëz që do të punojnë me përkushtim, pavarësisht rezultatit personal. Çdo gjë tjetër është vetëm një tjetër dëshmi se për disa prej tyre drejtësia ka qenë çështje pozite për kontroll, e jo parimi”, reagon VMRO.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit