VMRO-DPMNE nuk pranon shantazhe, tha Nënkryetari i partisë Aleksandar Nikolovski, duke komentuar nismën që Presidenti të zgjidhet në Kuvend.
Sipas Nikolovskit, posti I Presidentit është funksioni numër një në shtet dhe duhet të zgjidhet në zgjedhje. Cdo përpjekje për të pezulluar demokracinë, paraqet tentativë për të lënë popullin procesit të vendimarrjes.
“Unë jam I vetëdijshëm se Ali Ahmeti dhe Artan Grubi që promovuan këtë ide duan që të sundojnë përjetësisht, në mënyrën që do të kenë ndikim serioz partiak në zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të shtetit dhe kjo është akt jodemokratik dhe përpjekje për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin”, deklaroi Nikollovski.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që masovikisht të dalin në votime, sic tha, për të parandaluar Ahmetin dhe Grubin që të imponojnë shantazhe. Sipas tij, president I ardhshëm I Maqedonisë do të jetë Gordana Siljanovska – Davkova.





