VMRO-DPMNE: Mbetemi të përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e standardeve të jetesës

Nga VMRO-DPMNE thonë se mbeten të përkushtuar fuqimisht për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së të gjithë qytetarëve.

Ata thonë se prioritet i Qeverisë është të sigurojë një ekonomi të qëndrueshme në të cilën puna vlerësohet, pagat rriten dhe institucionet funksionojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente.

Me politika që synojnë rritje reale ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe respektimin e marrëveshjeve kolektive, po hidhen themelet për siguri financiare afatgjatë, deklarojnë ata në deklaratën e sotme.”Me VMRO-DPMNE në krye të shtetit, pagat po shënojnë një rritje reale, dhe masat që po zbatohen synojnë përmirësimin e fuqisë blerëse dhe stabilizimin e rrjedhave ekonomike. Në vend të premtimeve boshe, po zbatohen politika konkrete që sjellin rezultate.
Ndërsa VMRO-DPMNE ishte në opozitë, ne qëndruam në anën e punëtorëve sepse kishte probleme serioze si vonesa në paga, mosrespektim i marrëveshjeve kolektive dhe përpjekje për të hequr pagën minimale nga formula e llogaritjes”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit