Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka kritikuar opozitën, LSDM, për të nisur vitin 2026 duke rikthyer ankesat e vjetra.
Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM vazhdon të flasë për probleme që nuk ekzistojnë. “Ata flasin për migrantë që nuk ekzistojnë, për borxhe që nuk ekzistojnë dhe për vrima në Buxhet që nuk ekzistojnë. Por ne e dimë se ata ende nuk kuptojnë se vendin nuk e drejtojmë si ata e bënë më parë. Nëse dikur do të sillnin migrantë apo do të linin brezat tanë me borxhe, ne nuk do ta bëjmë këtë. Nëse e lanë Buxhetin me vrima, ne nuk do ta lëmë bosh”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
Partia shton se viti 2026 do të jetë një vit i kthimit të borxheve dhe kredive, si dhe i rritjes ekonomike. “Do të rriten pagat dhe pensionet, standardi i jetesës së qytetarëve do të përmirësohet, dhe do të krijohen vende të reja pune, investime dhe fabrika. LSDM nuk ka pse shqetësohet; Qeveria udhëhiqet nga një parti që mendon për qytetarët”, përfundon kumtesa e VMRO-DPMNE-së.



