20.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI të tregojnë cili është plani për destabilizim dhe cili është qëllimi

 

Në konferencën e sotme për media, deputeti Brane Petrushevski në përgjigje të pyetjes së gazetarit lidhur me njoftimet e BDI-së për destabilizimin e shtetit që dolën në media, ai i bëri thirrje LSDM-së dhe BDI-së që të tregojnë se cili është plani për destabilizimin dhe cili është qëllimi i tyre.

 

“LSD dhe BDI të tregojnë se cili është plani për destabilizim dhe cili është qëllimi? A po e përgatisin LSD dhe BDI së bashku planin për destabilizimin e vendit nga vjeshta? Filipçe vrapoi me një status në Facebook për të nxjerrë mizën nga hendeku, por më kot edhe fëmijët e vegjël e dinë se LSD është vëllai i vogël i BDI-së. Të gjitha krimet e BDI-së nuk do të ishin të mundura pa LSD-në. LSD të thotë se çfarë planifikojnë me BDI-në dhe a është qëllimi që të mbrohen nga përgjegjësia për krimet e kryera dhe shtetin e plaçkitur? Si LSD ashtu edhe BDI duhet ta dinë se dhuna dhe çrregullimi nuk do t’u ndihmojë, përkundrazi do të duhet të përgjigjen për këtë dhe të përballen me pasojat e veprimeve të tyre”, tha Petrushevski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit