30.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

VMRO-DPMNE ka njoftuar se ka kompletuar listën e këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash

VMRO-DPMNE ka njoftuar se ka kompletuar listën e këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash. Sekretari i partisë, Gjorgjija Sajkoski tha se për kandidatë të komunave janë përzgjedhur kuadrot që kanë treguar rezultate të mira në katër vitet e kaluara, ndërsa ka edhe kandidat të rinj. Zyrtarisht kandidaturën e tij për të parin e Qytetit të Shkupit e ka ka dorëzuar edhe Orce Gjorgjievski nga radhët e kësaj partie. Ai gjatë u zotua për një Shkup dinjitoz, modern, të pastër dhe të gjallë.

“Për listat e këshilltareve janë përzgjedhur njerëz që janë propozuar nga komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së. Mund të them se partia është mobilizuar plotësisht, se do të kemi sukses të madh në zgjedhjet e ardhshme lokale. Gjithashtu mund të them se VMRO-ja do të ketë më shumë këshilltarë dhe më shumë kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale krahasuar me atë që kishim në vitin 2021”, tha Gjorgjija Sajkoski, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së .

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit