30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

VMRO-DPMNE: Dëshmohet patriotizmi i rremë i BDI-së, Artan Grubi në listën e zezë të SHBA-së

Pasi SHBA vendosi në listë të zezë ish zv/kryeministrin e BDI-së, Artan Grubin dhe gjykatësin Enver Bexhetin, ka reaguar VMRO-DPMNE-ja.

“Me futjen e Artan Grubit në listën e zezë të SHBA-ve, së bashku me gjyqtarin Enver Bexheti, u dëshmua partizimi i shtetit nga BDI.

Enver Bexheti, gjyqtari që e mbajti në sirtar rastin Mijalkov, dëshmon partizimin e gjyqësorit.

Gjyqtarët e mbështetur nga Artan Grubi dhe BDI dalëngadalë po përfundojnë në listën e zezë të SHBA-ve, së bashku me anëtarët e BDI-së.

Artan Grubi dhe Enver Bexheti, si dhe anëtarë të tjerë të BDI-së që janë në listën e zezë të SHBA-ve, janë një turp për vendin”, shkruan VMRO-DPMNE në kumtesën e saj./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit