9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

VMRO-DPMNE caktoi edhe 16 kandidatë për kryetarë komunash

Në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv, OBRM-PDUKM caktoi 16 kandidatë të rinj për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të parashikuara më 19 tetor.

 

Këta janë kandidatët që OBRM-PDUKM i caktoi mbrëmë:

 

Sopishtë – Jane Micevski

Kërçovë – Aleksandar Jovanovski

Kriva Pallankë – Oliver Aleksovski

Mavrovë-Rostushë – Oner Jakupovski

Krivogashtani – Sasho Graorkovski

Shuto Orizari – Erdjan Demir

Krushevë – Niko Choneski

Valandovë – Gjoko Kamchev

Vinicë – Mitko Kostadinovski

Demir Hisar – Nikola Najdovski

Çeshinovë-Obleshevë – Jordan Kostadinov

Radovish – Ljupço Pochivalec

Çashkë – Dejan Andonovski

Prilep – Dejan Prodanovski

Strumicë – Petar Jankov

Negotinë – Marija Naceva

 

Komiteti Ekzekutiv vendosi që për Kumanovë dhe Qendër të mbështeten kandidatët që do të propozohen nga ZNAM.

 

“Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM, bazuar në analiza dhe sondazhe brendapartiake, ka vendosur se partia synon një tjetër fitore historike në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në zgjedhjet e ardhshme na pret një fitore e madhe, e pasuar nga shumë punë dhe përkushtim për secilin vend,” tha Gjorgji Sajkovski, sekretar i përgjithshëm i OBRM-PDUKM.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit