VMRO-DPMNE sot reagoi ndaj situatës me menaxhimin e deponisë “Drislla” dhe pastërtinë publike në Shkup, duke akuzuar kryetaren e komunës, Danella Arsovska, se ka formuar një koalicion me BDI-në, LSDM-në dhe “Levicën” për të krijuar kaos dhe mosfunksionim në qytet.
“Edhe harabelat e dinë që ‘Drislla’ menaxhohet nga BDI”, thuhet në reagimin e partisë.
Ata theksojnë se paaftësia e Arsovskës dhe partnerëve të saj është shkaku i drejtpërdrejtë i gjendjes së keqe me mbeturinat dhe papastërtinë në Shkup.
Sipas VMRO-DPMNE-së, qytetarët nuk janë fajtorë për krizat që po krijohen, dhe qyteti nuk duhet të mbetet peng i, siç e quajnë ata, “koalicionit të dëmshëm LSD-BDI-Levica”.