11.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

VLEN uron Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet lokale

 

Koalicioni VLEN ka uruar qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës për përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor lokal, duke e vlerësuar atë si dëshmi të pjekurisë demokratike, stabilitetit institucional dhe kulturës së lartë politike që karakterizon shtetin e Kosovës.

Në njoftimin e tyre, VLEN ka përcjellë gjithashtu urimet më të sinqerta për Kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale, ku kjo forcë politike doli fituese në 7 komuna në nivel vendi.

> “Ky sukses madhor është dëshmi e besimit të palëkundur të qytetarëve të Kosovës në vizionin e qeverisjes së drejtë, të përgjegjshme dhe të ndershme që përfaqëson Vetëvendosje nën udhëheqjen e Kryeministrit Kurti,” thuhet në urimin e VLEN-it.

 

VLEN thekson se fitorja në Mitrovicë ka një simbolikë të veçantë, pasi shënon shtrirjen e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në të gjithë territorin dhe afirmon përkushtimin e qytetarëve për një të ardhme euroatlantike.

Në përmbyllje, koalicioni VLEN i uron Kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje suksese të mëtejshme në forcimin e shtetit, konsolidimin e institucioneve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit