Sot, përfaqësuesit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Fetai, zhvilluan një takim miqësor dhe konstruktiv me kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun.
Në takim u diskutua për bashkërendimin e mbështetjes së VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, si dhe për planet zhvillimore të Studeniçanit dhe mundësitë që hapen për këtë komunë në bashkëpunim me pushtetin qendror.
VLEN dhe kandidati Sadiku ndajnë vizionin e përbashkët për zhvillimin e Karshiakës, për investime të reja, përmirësim të infrastrukturës dhe ndërtimin e një komune moderne e të qëndrueshme.
Kandidati Azem Sadiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e VLEN-it dhe u zotua se do të vazhdojë projektet e filluara dhe do të punojë me përkushtim për interesat e qytetarëve të Studeniçanit.
VLEN mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të gjerë me të gjithë ata që ndajnë vlerat e transparencës, zhvillimit dhe qeverisjes së ndershme, në mënyrë që çdo komunë shqiptare të bëhet histori suksesi.





