3.8 C
Skopje
Friday, December 12, 2025

VLEN: Shpenzimet pa karar të BDI-së e shkatërruan Komunën e Sarajit

Pas më shumë se një muaji punë, e vërteta për mënyrën se si është shkatërruar Komuna e Sarajit tashmë është para qytetarëve.

Gati 4 milionë euro borxh, kontrata të dyshimta dhe shpenzime pa karar janë trashëgimia që gjeti kryetari Muhamed Elmazi. Ky nuk është rast i izoluar, por modeli i keqqeverisjes së BDI-së për vite me radhë në çdo vend ku ka pasur pushtet pa kontroll dhe pa llogaridhënie. Saraji është shembulli më i pastër i mënyrës si BDI ka qeverisur komunat, pa rend, pa përgjegjësi dhe me logjikën se institucionet trajtohen si çiflig personal i grupeve të tyre.

Sot, Saraji nis nga pika zero, me rend financiar, me transparencë të plotë dhe me administratë që punon vetëm për qytetarët. VLEN e përkrah çdo hap të kryetarit Elmazi për të dokumentuar abuzimet dhe për t’i dërguar të gjitha rastet në organet kompetente. Askush nuk do të mbrohet dhe asnjë abuzim nuk do të fshihet.

Qytetarët e Sarajit do të shohin dallimin mes asaj që ka lënë pas BDI, borxhe, kontrata të dyshimta dhe kaos, dhe asaj që sjell VLEN, rend, përgjegjësi dhe shërbim publik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit