13.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

Koalicioni me shirit ngjitës, që u bashkua për interesa të imta personale, pas zgjedhjeve lokale mbyll kapitullin e vet politik, përfundimisht. Britmat e Ahmetit, Taravarit dhe Selës janë ulërimat e fundit të një koalicioni në agoni.

Njëri kërkon “marrëveshje politike” dhe përpiqet të kopjojë Ali Ahmetin, të cilin me të drejtë duhet ta pyesë atë çfarë ndodhi me letrat që i dërgonte nëpër botë dhe ku e kanë ekspertizën e Paul Wiliams? Tjetri endet vërdallë, në panik, se mos po tradhtohet nga të dy.

Sipas të gjitha anketave, kandidatët e VLEN-it janë dukshëm përpara, ndërsa “referendumi” i BDI-së, projekti i fundit i një partie në panik, po u kthehet në bumerang. Shqiptarët e kanë parë këtë film 23 vite me radhë patriotizëm në fjalë, hajni në vepra.

Njëzet vite s’mundën të sjellin as ujë të pijshëm në komunat shqiptare, në disa prej tyre, edhe ujin e lanë të helmuar me arsen.

Kjo është “bota” që ndërtuan e ndotur, e pangopur dhe e kalbur nga brenda.

Komunat që i qeverisin janë dëshmi e rrëmujës, varfërisë dhe mungesës së çdo vizioni.

Prandaj, shqiptarët sot i kthejnë shpinën këtij “referendumi mashtrues” të trumbetuar nga Ahmeti, Taravari dhe Sela.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit