3.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

VLEN reagon pas publikimeve të fabrikuara me qëllim manipulimi

Koalicioni VLEN dëshiron të informojë opinionin publik se publikimi i një postimi të rremë në rrjetet sociale nga faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është plotësisht i pavërtetë dhe i fabrikuar me qëllim manipulimi.

Ky postim, që përmban pretendime të pavërteta për takime, qëndrime dhe premtime të përfaqësuesve të VLEN-it, është plotësisht i sajuar dhe me qëllim për të manipuluar opinionin publik gjatë fushatës zgjedhore.

Koalicioni VLEN nuk ka zhvilluar asnjë takim me përfaqësues të kësaj faqeje apo të ndonjë organizate që qëndron pas saj, dhe nuk ka dhënë asnjë garanci apo premtim të natyrës së përmendur në këtë publikim. Kjo është një fushatë e ulët dezinformuese që synon të dëmtojë imazhin e VLEN-it dhe kandidatëve tanë, dhe të ngjallë konfuzion mes qytetarëve.

Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve të tilla dhe të verifikojnë çdo informacion vetëm përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit.

Koalicioni VLEN do të ndërmarrë masa ligjore ndaj personave përgjegjës për shpifje dhe përhapje të informacioneve të rreme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit