Koalicioni VLEN akuzon BDI-në për përfshirje në korrusion duke e kuzuar partinë opozitare për keqpërdorimin e procesit të regjistrimit të popullsisë.
“Qeveria e kaluar, veçanërisht partia e listave të zeza BDI, ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë. Edhe në këtë proces kompleks, BDI nuk ka lënë pa bërë keqpërdorime dhe ka tentuar që përmes këtij procesi të pasurohen zyrtarët e tyre. Ata mendjen e kishin te xhepi i tyre dhe jo te një proces i drejtë dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët ku do ua mundësonin të gjithëve të regjistrohen. Kujtojmë që në këtë periudhë drejtor i Entit Shtetëror për Statistika ishte Apostol Simovski, ndërsa zëvendës drejtor ishte Ilmi Selami nga rradhët e BDI-së, por që në këtë rast, në procesin e regjistrimit kishin nënshkrim të lidhur”, deklaroi Saranda Imeri Stafai nga VLEN.





