Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Bogovinës Feti Abazi, gjatë vizitave derë më derë banorëve u ka premtuar realizim të disa projekteve me rëndësi për këtë komunë.
Abazi zotohet për një infrastrukturë më të mirë si dhe krijimin e parqeve apo sipërfaqeve të gjelbra për banorët e kësaj komune, që të kenë se ku të kalojnë kohën e tyre të lirë.
Ai tha se qëllimi i takimit tëtij me banorët është që programi i tij zgjedhor, të prezantohet para të gjithë banorëve.
“Ne mundohemi maksimalisht të shfrytëzojmë kohën dhe të përcjellim mesazhin apo projektet e programit tonë që planifikojmë të realizojmë gjatë mandatit katër vjeçar. Fokusi maksimal siç dihet tek ne është ujësjellësit, si dhe infrastruktura me projekte kapitale për rrugë e kanalizime. Do të fokusohemi edhe tek deponitë e egra dhe mundësinë e krijimit të hapësirave të gjelbra. Gjithashtu përcjellim mesazhin se ne në mandatin e ardhshëm do funksionojmë ndryshe nga të tjerët, me një komunë të hapur transparente e të hapur me qytetarët”, tha Feti Abazi, Kandidat për kryetar të komunës së Bogovinës nga VLEN./ Alsat.mk





