15.8 C
Skopje
Friday, November 14, 2025

VLEN: Paga minimale shkon në 26.400 denarë

Koalicioni VLEN tha se në mars të vitit të ardhshëm paga minimale do të rritet për 2 mijë denarë, duke arritur në VLEN: Paga minimale shkon në 26.400 denarë neto. VLEN tha se po ndërtojnë një ekonomi ku puna shpërblehet drejtë deh të rinjtë shohin perspektivë

“Sot, koalicioni VLEN njofton një lajm që prek drejtpërdrejt mijëra familje: Paga minimale do të rritet me rreth 2.000 denarë në mars 2026, duke arritur në 26.400 denarë neto. Kjo falë dhe përkushtimit maksimal të  Ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, dhe kjo është vetëm fillimi i reformave që po sjellim në ekonominë e vendit.

Kjo rritje është dëshmia më e fortë se qeverisja e VLEN nuk njeh pritje, nuk njeh vonesa dhe nuk njeh justifikime. Premtimet tona po kthehen në vendime, e vendimet po kthehen në benefite të prekshme për qytetarët.

VLEN do të vazhdojë me vendime të guximshme dhe politika të qarta në shërbim të qytetarëve, sepse besimi që na dhatë më 19 tetor po e kthejmë në punë, zhvillim dhe dinjitet. Kjo është qeverisja që ndjehet në jetën e qytetarëve”, njoftoi VLEN.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit