Koalicioni VLEN mbajti dje tubimin madhështor në Kërçovë, ku qytetarët, në numër të madh shpallën mbështetjen e tyre të plotë për kandidatin për kryetar komune, Fatmir Limani.
Sheshi i Kërçovës ishte mbushur me emocion, mall dhe besim me nëna që nuk duan t’u largohen më bijtë e tyre, me prindër që çdo ditë luten për kthimin e fëmijëve, dhe me të rinj e të reja që ëndërrojnë të mos ikin nga vendlindja, por të ndërtojnë të ardhmen këtu. Kërçova, sonte, foli me me Një Zë, dhe zëri i saj është Fatmir Limani, metafora e një qyteti që kërkon të ringrihet.
Politikat e shkuara janë arsyeja e shpopullimit të Kërçovës. Por me Fatmir Limanin, mërgata do të jetë kryefjala e tij me sektor të veçantë dhe staf administrativ në komunë, me lehtësira tatimore dhe mbështetje ekonomike për ata që duan të investojnë dhe të kthehen në vendlindje.
Së bashku me bartësen e listës, Teuta Ahmedi Purellku, Kërçova fiton zërin e rinisë, energjinë e sipërmarrjes dhe projektet konkrete për të rinjtë, përfshirë ujësjellësin e ri, infrastrukturën moderne dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave.
Më 19 tetor, Kërçova do të flasë me Një Zë për Fatmir Limanin dhe Teuta Ahmedi Purellkun!