17.8 C
Skopje
Monday, October 20, 2025

VLEN: Falënderim për qytetarët, shqiptarët folën me NJË ZË

Koalicioni VLEN shpreh mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve për besimin e madh që treguan në zgjedhjet lokale që u mbajtën gjatë ditës së djeshme (19.10.2025). Sipas VLEN kjo është fitorja më e madhe ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve lokale, një fitore që u arrit në çdo cep ku jetojnë shqiptarë.

“Shqiptarët folën qartë dhe fuqishëm, referendumi i BDI-së nuk kaloi. Ky ishte verdikti i popullit ndaj një politike që për vite me radhë ka abuzuar me besimin qytetar dhe ka ndërtuar pushtet mbi frikën e përçarjen. VLEN e konsideron këtë rezultat si një kthesë historike për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Tani është momenti që liderët e AKI-së të marrin përgjegjësi dhe të japin dorëheqje, sepse qytetarët ua kanë thënë fjalën përfundimtare. Fitorja e 19 tetorit është fitorja e shpresës, e bashkimit dhe e dinjitetit. VLEN është dhe do të mbetet NJË ZË, zëri i qytetarëve, zëri i ndryshimit:, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit