VLEN: BDI non-grata, thirrni Artanin e listës së zezë si ekspert për “çkapjen” e shtetit!

BDI, partia non-grata që për 20 vite e ktheu kapjen e shtetit në art, sot shtiren si moralistë dhe e duan drejtësinë?!

Кy është absurdi më i madh i dekadës! Po flasim për partinë që e ktheu gjyqësorin në filial të BDI-së, ku vendimet nuk merreshin në sallat e gjyqit, por në zyrat e partisë. Dhe tani këta “profesorë të korrupsionit” akuzojnë qeverinë për kapje të shtetit!

Kapja e shtetit doli si koncept ne raportin Priebe për të cilësuar qeverisjen Gruevski-Ahmeti, qeverisje ku dëboi mijëra shqiptarë nga vendi, me raste të montuara politike dhe padrejtësi të shumta.

Kapjen e drejtësisë nga ata mund ta dëshmojmë me emra – Xhelal Bajrami, Barlet Xhaferi, djali i Talat Xhaferit, Ixhet Memeti, e shumë të tjerë.

Si mundet prokuroria e Islam Abazit, të japë mendim për lirimin e të dënuarve të 27 Prillit dhe të njëjtën kohë BDI non grata, të na akuzojë për kapje të shtetit?! Kujt po i bëjnë humor të zi këta?!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit