10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

VLEN: BDI mashtroi, anashkaloi dhe harroi shqiptarët, për 20 vite ndërtoi vetëm dy kilometra të autostradës Shkup–Bllacë

 

 

Për më shumë se dy dekada rresht, BDI ishte pjesë e qeverisjes, por shqiptarët nuk panë asnjë projekt madhor infrastrukturor në rajonet ku jetojnë. Premtimet ishin të shumta, por veprat munguan.
Gjatë qeverisjes së BDI-së, investimet shtetërore në infrastrukturë u fokusuan në pjesën lindore të vendit ndërsa zonat me shumicë shqiptare u lanë pas dore: nuk u ndërtua as autostrada drejt Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Bllacës apo Qafë-Thanës. Shqiptarët u anashkaluan në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike.
Sot, falë VLEN-it, realiteti është ndryshe. Në perëndim të vendit, nga Tetova, përmes Gostivarit, deri në Kërçovë e Strugë, ndërtimet janë të pranishme dhe të dukshme. Buldozerë, kamionë, baza asfaltimi dhe projekte infrastrukturore janë dëshmi se zhvillimi më në fund ka mbërritur edhe në këto anë.
Falë punës së përkushtuar dhe të qetë të koalicionit VLEN, po realizohen projekte konkrete, në interes të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe shqiptarët.
BDI ishte mjeshtre e fotografive, jo e projekteve. BDI zvarriti dhe anashkaloi me vetëdije një nga projektet më të rëndësishme për shqiptarët si është rruga Shkup-Bllacë. Sot, falë punës së përkushtuar të koalicionit VLEN, kjo padrejtësi po marrë fund. Projekti Shkup–Bllacë është zhbllokuar dhe ndërtimi është kthyer në realitet.
BDI për vite të tëra organizonte ceremoni dhe priste shirita për projekte që nuk ekzistonin. Premtimi për autostradën Shkup–Bllacë ishte pjesë e agjendës për më shumë se 20 vite, por në praktikë u ndërtuan vetëm dy kilometra, të promovuara disa herë edhe pse edhe ata dy kilometrat nuk u përfunduan në tërësi.
Qytetarët nuk harrojnë. Ata e dinë kush punon dhe kush bënë propagandë. Fotot nuk ndërtojnë rrugë, puna dhe projektet po. Turpi është i BDI-së, puna është e VLEN-it Le të vazhdojë BDI të flasë ndërsa VLEN do të vazhdojë të ndërtojë.
BDI le të turpërohet për dekadat e humbura; VLEN le të krenohet për ndryshimin që po sjell në vend. Dallimi është i qartë: njëra palë bënte fotografi, pala tjetër po punon me vepra.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit