12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

VLEN: BDI është në makth opozitar, përpiqet të përfitojë edhe nga dhuna ndaj foshnjës tre muajshe

Nga VLEN kanë reaguar kundër dekaratës së BDI-së për rastin e dhunës së foshnjës 3 muajshe në spitalin shtetëror në Shkup, me ç’rast kërkonin shkarkimin e ministrit dhe drejtorit

VLEN thonë se BDI po e keqpërdor edhe këtë rast për pikë politike.

Reagimi i plotë:

Nuk ka turp më të madh politik sesa një BDI që përpiqet të përfitojë nga dhuna ndaj një foshnjeje.

A ka fund që ata nuk mund ta depërtojnë? Cila është çmenduria politike të pretendosh se arsyeja e dhunës ndaj një foshnjeje është se BDI nuk është pjesë e Qeverisë?

A nuk i regjistruan dje veprimet e ministrit Arben Taravari dhe drejtorit Rexhep Memedi? Dhe së fundi, nëse kërkojnë dorëheqje dhe adresojnë përgjegjësi pas 20 ditësh nga formimi i Qeverisë së re, atëherë çfarë duhet kërkuar për regjimin 22-vjeçar të BDI-së?

Të fshihet BDI nga regjistri i partive politike për të gjitha krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve.

Edhe një herë u bëjmë thirrje që të kthjellohen, të përballen me realitetin, të bëjnë reforma programore dhe kadrovike dhe të fillojnë të veprojnë si opozitë konstruktive.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit