7.8 C
Skopje
Monday, December 8, 2025

VLEN: BDI e ktheu MO-në në mjet për pasurim

Dy ditë pas kronikës së Alsat lidhur me analizat që BDI i kishte realizuar për Marrëveshjen e Ohrit, për të cilat u shpenzuan miliona dernarë dhe nuk u njohën nga shteti, asnjë reagim nga integristët. Nga ana tjetër VLEN sot përmes një komunikatë akuzon BDI-në se Marrëveshjen e Ohrit e ktheu në mjet për pasurimin personal dhe mbulim të dështimeve.

“Janë bërë 24 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, dokumenti më i rëndësishëm për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por hija e moszbatimit të saj të plotë vazhdon të rëndojë mbi institucionet shtetërore. Fajtorin kryesor e dimë të gjithë: BDI, partia nongrata që për 22 vite rresht ishte në pushtet dhe që, në vend se ta kthente Marrëveshjen në realitet, e përdori si flamur elektoral dhe si bankomat për pasurim personal”, thuhet në komunikatën e VLEN. Nga atje thonë gjithashtu se paratë e qytetarëve u shpenzuan për “analiza”, “konferenca” dhe “tribuna”, ndërsa nga ana tjetër krijuan iluzion rreth progresit. Analizat e paguara shtrenjtë rekomandonin masa që BDI nuk i zbatoi kurrë”, thonë në VLEN./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit