VLEN, BDI apo LSDM! Kush duhet të frikësohet nga Artan Grubi?! Ja përgjigja e kryeministrit Mickoski

I pyetur për çështjen e ish zv/kryeministrit Artan Grubi dhe a ka folur ai për ish bashkëpunëtorët e tij në Qeverisjen LSDM-BDI, kryeministri Hristijan Mickoski në emisionin n’Podium në Ora24.tv theksoi se lista e atyre që duhet të kenë frikë është e gjatë.

Ai shtoi se frika nuk ka lidhje me përkatësinë politike, por lidhet vetëm me respektimin e ligjit.

“Lista e atyre që duhet të kenë frikë është e gjatë! Frikë duhet të kenë vetëm ata që kanë bërë keqpërdorime,” tha kryeministri Hristijan Mickoski, në emisionin “n’Podium në ora24.tv.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit