Transparenca nuk është për t’u thënë, por për t’u zbatuar. Është mjet konkret kundër korrupsionit. Pikërisht këtë qasje po e shtyn VLEN, duke e kthyer regjistrin e pronarëve përfitues nga databazë pasive në mjet aktiv kundër korrupsionit dhe duke e shndërruar informacionin pasiv në veprim institucional.
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, nw forumin tematik “Përdorimi i të dhënave mbi pronarët përfitues për reduktimin e korrupsionit ka vënë theksin mbi rëndësinë e përdorimit aktiv të të dhënave mbi pronarët përfitues si instrument kyç për parandalimin e korrupsionit, konfliktit të interesit dhe keqpërdorimit të fondeve publike.
Regjistri ekziston, por fokusi i qeverisjes së tanishme është ta shndërrojë atë në mekanizëm funksional, përmes ndërlidhjes me Sistemin Elektronik të Prokurimit Publik dhe mekanizma të tjerë mbikëqyrës. Kjo do të thotë më pak hapësirë për abuzime dhe më shumë llogaridhënie.

Duke përmirësuar cilësinë e të dhënave, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe duke fuqizuar gazetarët, shoqërinë civile dhe institucionet zbatuese, VLEN po ndërton një model qeverisjeje ku transparenca shërben interesin publik.
VLEN qëndron i palëkundur në angazhimin për qeverisje të mirë, besim publik dhe standarde evropiane, sepse vetëm përmes transparencës ndërtohet një shoqëri më e drejtë dhe më e fortë.
VLEN qëndron i palëkundur në angazhimin për qeverisje të mirë, besim publik dhe standarde evropiane, sepse vetëm përmes transparencës ndërtohet një shoqëri më e drejtë dhe më e fortë.