11.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

VLEN akuzon për ndërtime pa leje në komunën e Shuto Orizares

Koalicioni VLEN akuzon për ndërtime pa leje në komunën e Shuto Orizares. Ngrenë dyshime dhe pyesin numrin një të qytetit të Shkupit, nëse një objekt i ndërtuar në këtë komunë, i takon Ilaz Leskovicës kryetar aktual i degës së BDI-së në Shuto Orizare. VLEN kërkon veprim të menjëhershëm të inspektorateve ndërtimore, policisë financiare dhe fillim të procedurës penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim urbanistik ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Vlen këmbëngul për publikim të të gjitha lokacioneve ku kompani apo persona të lidhur me Blerim Bexhetin dhe Ilaz Leskovicën ndërtojnë apo posedojnë objekte pa leje.

“Sot jemi këtu, për ta informuar opinionin dhe për t’i parashtruar disa pyetje konkrete kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovskës, për ndërtimet në Komunën Shuto Orizare, pyetje për të cilat qytetarët kanë të drejtën e plotë të dëgjojnë përgjigjet.
Kujt i përket kjo ndërtesë pa leje?
A i takon realisht ky objekt Ilaz Leskovicës, ish funksionarit të LSDM-së tani kryetar i degës së BDI në Shuto Orizare, bashkëpunëtorë i afërt i juaj dhe dorë e djathtë e partnerit tuaj politik, Blerim Bexhetit?” –
Suhejb Bardhi, VLEN. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit