Kandidati për kryetar komune nga radhët e VMRO-DPMNE-së për komunën e Sveti Nikoles, Dejan Vladev, në mitingun e sotëm në kuadër të fushatës zgjedhore me moton “Zgjedhja e vërtetë! Njeriu yt! Vendi yt! Për të ardhmen tënde!”, theksoi se do të vazhdojë të punojë me të njëjtin përkushtim dhe ndershmëri si gjatë katër viteve të kaluara, me vepra konkrete dhe rezultate për komunën e Sveti Nikoles.
„Ky mandat ishte një arritje e përbashkët. Çdo projekt që e kemi realizuar – e kemi bërë bashkë. Do të vazhdoj të punoj me të njëjtën forcë, me të njëjtin përkushtim dhe me edhe më shumë pasion. Sepse në këto vite tregova se çfarë do të thotë të jesh kryetar komune që qëndron me popullin e tij dhe punon ndershmërisht – jo vetëm para zgjedhjeve, por çdo ditë. Kam ekip, kam vizion, por mbi të gjitha – kam përgjegjësi ndaj jush. Të vazhdoj me projekte, me rezultate konkrete dhe me kujdes për çdo pjesë të komunës“, tha Vladev.
Kandidati për kryetar komune të Sveti Nikoles theksoi projektet që planifikohen të realizohen në mandatin e ri, si ndërtimi i një parku modern tregtar (retail park), një impiant i ri për pastrimin e ujërave të zeza, pishinë qytetare dhe ndërtimi i një shtëpie për të moshuar.
„Kjo programë nuk është vetëm një listë projektesh – është një vizion për të ardhmen, një plan për çdo qytetar, për çdo lagje dhe për çdo fshat! Të vazhdojmë të ndërtojmë mbi atë që kemi filluar! Do të mundësojmë ndërtimin e një parku modern tregtar – retail park – me vende të reja pune, hapësira urbane të rregulluara, parkingje dhe sipërfaqe të gjelbra. Ndërtimin e një impianti të ri për pastrimin e ujërave. Ndërtimin e një objekti sportivo-rekreativ – Pishinës Qytetare, me mbështetje nga Ministria e Sportit. Ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, zgjerimin e kopshtit të fëmijëve, përmirësimin e infrastrukturës arsimore, rindërtimin e plotë të rrugës “Filipi II”, ndërtimin e zhveshtoreve dhe mbulimin e tribunave në stadiumin e qytetit, si dhe rindërtimin e sallës sportive “Car Samoil”, deklaroi Vladev.