Vjedhje masive në fshatrat e Komunës së Sarajit, banorët të shqetësuar nga pasiguria

Kohëve të fundit, në shumë fshatra të Komunës së Sarajit është vërejtur rritje alarmante e rasteve të vjedhjeve masive, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët lokalë.

Sipas informacioneve nga familjet e dëmtuara, në disa shtëpi janë vjedhur sasi të konsiderueshme ari, pasuri të cilat familjet i kishin kursyer gjatë gjithë jetës së tyre. Rastet janë denoncuar në polici, mirëpo familjarët ankohen se, pavarësisht kallëzimeve, deri më tani nuk është arritur të identifikohen autorët e këtyre vjedhjeve.

Banorët shprehen të frikësuar dhe të revoltuar, duke theksuar se përveç humbjeve të mëdha materiale, këto vjedhje po shkaktojnë edhe pasoja të rënda psikologjike dhe ndjenjë të thellë pasigurie.

Policia, megjithëse ka pranuar raportimet, ende nuk ka bërë të ditur ndonjë rezultat konkret lidhur me identifikimin e hajdutëve që po terrorizojnë banorët e Sarajit. Qytetarët kërkojnë reagim më të shpejtë dhe masa më efikase për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen./Almakos

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit