Një 54-vjeçar nga fshati Debresh ka denoncuar në DPB Gostivar se gjatë periudhës nga ora 01:00 deri në ora 10:00, nga oborri i shtëpisë së tij i është vjedhur automjeti i parkuar i udhëtarëve i markës “BMW”, me targa të Gostivarit.
Policia po ndërmerr masa për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e rastit.



