29.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Visar Ademi: Zvicra ka shumë, por Gostivari ka njerëzit me energji e ide të pashtershme

Kandidati i pavarur për komunën e Gostivarit, Visar Ademi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur vlerësimin e tij të veçantë për bashkëqytetarët. Ai theksoi se, edhe pse Zvicra ofron shumë më tepër në aspektin material, nuk mund të krahasohet me energjinë, pozitivitetin dhe burimin e ideve që mbartin njerëzit e Gostivarit.

“Zvicra ka shumë sende më tepër se Gostivari, ama kërkush nuk i ka këto njerëz përplot energji, pozitivitet dhe burim ideshë. I lumtur që u ktheva përsëri në mesin e tyre,” shkroi Ademi.

Ky mesazh vjen si pjesë e angazhimit të tij për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët mbi vlerat e energjisë dhe potencialit njerëzor që Gostivari ka.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit