Gostivar, 24 shtator 2025 – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka bërë të ditur sot se ka marrë zyrtarisht numrin 91 në fletëvotim për zgjedhjet lokale të 2025-ës.
Ademi theksoi se ky numër nuk është thjesht një shenjë teknike, por simbol i rrugëtimit politik dhe vizionit për një Gostivar më të pastër, pa korrupsion dhe me dinjitet.
🗣️ “Ky nuk është vetëm një numër. Ky është numri i ndryshimit real. Numri 91 përfaqëson Gostivarin e qytetarëve dhe jo të partive politike,” u shpreh Ademi.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen rreth vizionit të tij për një administrim transparent, të drejtë dhe me qytetarin në qendër, duke nënvizuar se zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi reale për të kthyer besimin dhe energjinë pozitive në qytet.
https://www.facebook.com/share/p/17FVak4AS3/