17.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Visar Ademi: “Koalicioni im është vetëm me qytetarët e Gostivarit”

Kandidati i pavarur për kryetar të Gostivarit, Visar Ademi theksoi sot se, ndryshe nga partitë që mendojnë vetëm kush do ta fitojë Gostivarin, ai kujdeset për mënyrën se si fiton Gostivari dhe qytetarët e tij.

“Gostivari përballet me sfida të mëdha dhe ato mund të zgjidhen vetëm nëse bashkojmë forcat – partitë politike, shoqërinë civile dhe qytetarët,” u shpreh Ademi.

Ai propozon që të gjitha partitë të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për t’i zgjidhur së bashku tre problemet më urgjente të qytetit:

1. Pastrimin e Gostivarit nga korrupsioni
2. Pastrimin e Gostivarit nga mbeturinat
3. Pastrimin e Gostivarit nga qentë endacakë

“E sfidoj çdo bartës liste të ulemi që tani dhe të biem dakord për Gostivarin e së ardhmes. Le të lëmë mënjanë retorikat zgjedhore dhe të fokusohemi në zgjidhje konkrete për qytetin tonë,” – theksoi ai.

Ai si i pavarur u zotua për një qeverisje transparente dhe pjesëmarrëse, ku qytetarët do të kenë fjalën e fundit përmes referendumeve lokale.
“Koalicioni im do të jetë vetëm me qytetarët e Gostivarit. Kryetari zgjidhet nga qytetarët, jo nga partitë,” – përfundoi Visar Ademi.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit