(VIDEO) Manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit”, festë e atmosferë gëzimi

Festë, buzëqeshje dhe atmosferë gëzimi kanë mbushur sot rrugët e Shkupit, në kuadër të manifestimit tradicional “Kandilat e Bajramit”. Nën tingujt e muzikës dhe atmosferës festive, fëmijët kanë udhëtuar me autobus panoramik, duke përshkuar rrugët e Çairit, nga Xhamia Mustafa Pashë deri në Sheshin “Skënderbeu”. Aktivitet ky i organizuar nga Shoqata Kulturore Vizioni M në bashkëpunim me Shoqatën Edukative Parimi që çdo vit sjell gëzim, ngjyra dhe emocione. Ky organizim, që tashmë është kthyer në traditë nga shoqata kulturore Vizioni M, synon të përcjellë frymën e Bajramit dhe të gëzojë më të vegjlit me surpriza dhe dhurata.

Fëmijë

 

“Prej këtij bajrami pres që të gëzohemi shumë për bajram. Po me shoqe me të shtëpisë, po. Urime Bajramin të gjithëve muslimanëve dhe inshaallah gzoheni për këtë festë të shenjtë”.

 

Fëmijë

 

“shum jam gëzu, bonbona, sheqera, po kam ble, me tshpis”

 

Sinkron: fëmijë 2

 

“urime bajramin”

 

Sinkron: fëmijë 5

 

“Shum, po shumë, po, Urime Bajramin”.

 

Manifestimi “Kandilat e Bajramit” solli një atmosferë të ngrohtë festive, duke bashkuar fëmijët dhe qytetarët në një ditë plot gëzim e ngjyra. Aktiviteti ka vijuar më pas me një ekspozitë arti, valle tradicionale, këngë dhe shumë dhurata për më të vegjlit, duke e bërë këtë festë edhe më të veçantë dhe të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

 

Anida Murati /SHENJA/

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit