Pas paralajmërimit të IHMK-së se e shtuna do të sjellë riga shiu dhe shkarkime rrufesh në disa vende, kjo edhe ndodhi.
Në rajonin e Dukagjinit, gjegjësisht në Pejë e në Bogë, po raportohet se ka nisur shiu i shoqëruar me breshër.
Përveç kësaj, nga moti i ligë është përfshirë edhe Fushë Kosova dhe Vushtrria
Sipas “MeteoBalkan”, shi i rrëmbyeshëm po bie në Vushtrri e në Fushë-Kosovë, por edhe në rajonin e Prizrenit.





