7.8 C
Skopje
Monday, October 27, 2025

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të prokurorit

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për ‘Marrje ryshfeti’.

Prokuroria Speciale, ndërsa njoftoi për masën e ndalimit ndaj prokurorit, publikoi pamje të arrestimit të tij.

I dyshuari B.Sh., për kryerjen e veprës penale ‘Marrja e ryshfetit’, me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë. Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë kryer bastisje në zyrën e punës dhe në vendbanimin e të dyshuarit’, thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes, Prokuroria tha se ‘janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale’.

‘Prokuroria Speciale, brenda afatit ligjor të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, rithekson përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale korruptive’, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit