8.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Vëzhguesit nga KAB Struga e kanë monitoruar procesin zgjedhor në Strugë, Dibër dhe Qendër Zhupë

 

Në kuadër të projektit “Burime publike, përgjegjësi publike”, Organizata KAB Struga 2017 po vazhdon me aktivitetet e saj projektore. Përmes vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, organizata e ka monitoruar procesin zgjedhor në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 19.10.2025, në komunat Strugë, Dibër dhe Qendër Zhupë.

Angazhimi për vëzhgim do të vazhdojë edhe në raundin e dytë në komunat Strugë dhe Dibër, ndërsa në Komunën e Qendër Zhupës nuk do të mbahet raund i dytë i votimit për shkak të mosarritjes së censusit të nevojshëm.

Përmes këtij procesi synohet të zbulohet dhe të parandalohet çdo mundësi e keqpërdorimit të burimeve publike nga ana e komunave dhe ndërmarrjeve komunale, duke kontribuar në një proces zgjedhor transparent, të drejtë dhe të barabartë.

Kjo ngjarje u përgatit në kuadër të projektit për Institucione të qëndrueshme të Ballkanit për qeverisje demokratike dhe zgjedhje (BRIDGE), i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup dhe Programit për mbështetje zgjedhore i bashkëpunimit zviceran në Maqedoninë e Veriut, zbatuar nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES). Përmbajtja e këtij produkti nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve, projekteve ose zbatuesve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit