17.8 C
Skopje
Saturday, September 20, 2025

Vetëm disa ditë pas lansimit, shfaqet problemi i parë për iPhone e ri

iPhone-i i ri është në treg vetëm disa ditë, por tashmë po raportohen problemet e para. Duket se pjesa e pasme e modeleve të reja në disa ngjyra gërvishtet lehtë, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe video lidhur me këtë dukuri.

Në TikTok po qarkullojnë pamje nga përdorues që tregojnë gërvishtjet në pjesën e pasme të pajisjeve.

Gazetari i Bloomberg, Mark Gurman, ka komentuar situatën në një video në TikTok, duke theksuar se përdoruesit kanë vënë re gërvishtje më të dukshme tek modelet e zeza dhe të kaltër të errët.

Ai shtoi se këto nuanca janë më të prirura për gërvishtje krahasuar me modelet e tjera, si ato të arta, të kaltër dhe të bardhë tek modelet Air, si dhe ngjyrën portokalli tek modelet 17 Pro dhe 17 Pro Max.

Përveç gërvishtjeve, Gurman vuri në dukje se karrikuesi pa tel MagSafe herë pas here lë shenja në pjesën e pasme të modeleve më të errëta, sidomos kur pajisjet karikohen për një kohë të gjatë.

Ky problem është më i dukshëm këtë vit, pasi Apple ka kaluar nga përdorimi i titanit te modelet Pro dhe Pro Max në një karikues alumini.

Analistët e Wall Street nuk duken të shqetësuar për ndikimin në shitjet e iPhone. Gil Luria, drejtor në D.A. Davidson, tha: “Prezantimet e reja të iPhone-ve shpesh shoqërohen me probleme të reja. Edhe ndryshimet më të vogla në dizajn dhe materiale marrin shumë vëmendje për shkak të rëndësisë së madhe të produktit që shitet në miliona njësi çdo muaj. Nëse rezulton se ky është një problem i përhapur, Apple gjithmonë mund të ndryshojë drejtim. Kjo mund të sjellë disa kosto afatshkurtra, por ndoshta asgjë më shumë.”

Dan Ives, analist i lartë në Wedbush Securities, e quajti situatën me gërvishtjet të “mbivlerësuar” dhe iPhone 17 një produkt “fenomenal”.

“Përdoruesit janë të kënaqur dhe sipas mendimit tonë ky nuk do të jetë problem.”, tha ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit