Siç dihet, ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është kandidat për lider të LSDM-së, ndërsa ai njihet si shumë i afërt me ish-liderin e LSDM-së dhe ish-kryeministrin, Zoran Zaev.
“Venko (Zaev) dera është e mbyllur për ju.” Kështu shkruhet në një pankartë të madhe të vendosur para organizatës komunale të LSDM-së në Komunën e Aerodromit.
Siç dihet, Filipçe kandidon për pozitën e liderit të ri të LSDM-së, e nga ana tjetër konsiderohet si shumë i afërt me ish-liderin e kësaj partie, Zoran Zaev.
Më 30 qershor, LSDM do të zgjedhë një lider të ri në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë. Janë katër kandidatë që tashmë kanë filluar fushatën partiake – Jovan Despotovski, Venko Filipçe, Sllavjanka Petrovska dhe Aleksandar Baidevski – kanë aplikuar.