11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Venera Latifi-Azizi: Shpresoj që meritokracia të mbizotërojë çdo ditë e më shumë në vendin tonë

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi-Azizi, në një prononcim në emisionin Çka S’thuhet, ka theksuar rëndësinë e meritokracisë në ndarjen e posteve publike. Ajo deklaroi se shumica e pozitave janë zënë bazuar në sistemin e meritës dhe shprehu besimin e saj se ky parim do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen.

“Shpresoj që meritokracia të mbizotërojë çdo ditë e më shumë në vendin tonë,” u shpreh Latifi-Azizi, duke nënvizuar përkushtimin e institucioneve për një administratë më të drejtë dhe profesionale./Ora24.tv

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit