Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Latifi Azizi, në shoqërimin e ministres së Energjetikës, Sanja Bozhinovska, ka theksuar vlerën e madhe kulturore e shpirtërore që Çarshia i ofron qytetit dhe vizitorëve.
“Çarshia është diamanti ynë 💎 dhe këtë ditë të fundjavës me ministren e Energjetikës Sanja Bozhinovska e shijuam pikërisht në këtë vend të mrekullueshëm ♥️”, ka shkruar Azizi në Facebook.
Ky mesazh u shoqërua me fotografi nga atmosfera e gjallë e Çarshisë, duke përçuar ndjenjën e krenarisë dhe dashurisë për trashëgiminë tonë.