Zëdhënësja e Qeverisë , Venera Azizi, ishte e ftuar në emisionin “Çka S’thuhet” me Lisa Alilin, ku ndau momente të sinqerta dhe mesazhe të forta nga rrugëtimi i saj profesional.
“Unë nuk jam penduar për asnjë vendim që kam marrë”, u shpreh Azizi me bindje, duke theksuar se integriteti i saj mbetet i patjetërsueshëm: “Nuk do i kisha shkel asnjëherë parimet e mia.”
Nga gazetaria në politikë, ajo tha se ka pasur gjithmonë mbështetje nga njerëzit e duhur: “Kam pasur mentorë të mirë në gazetari, por në politikë i kam edhe më të mirë!”
Si një nga zërat më të zëshëm e të guximshëm të institucioneve shtetërore, Azizi po tregon se një grua me vizion dhe qëndrueshmëri mund të bëjë dallimin – jo vetëm në media, por edhe në qeverisje./Ora24.tv
.