Shkup, 16 Korrik 2025 – Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka shpërndarë sot një mesazh të fuqishëm dhe motivues në rrjetet sociale, duke reflektuar mbi rëndësinë e përkushtimit, shpresës dhe suksesit personal e profesional.
“Një ditë plot shpresë, një ditë plot sukses, një ditë kur kupton se gjithçka që bën ia VLEN,” – ka shkruar Azizi në një postim që në Facebook.
Në një klimë shpesh të ngarkuar me lajme dhe sfida të përditshme, ky postim i Venera Azizit vjen si një rikujtim i thjeshtë, por i fuqishëm: suksesi ndërtohet çdo ditë – me besim, punë dhe qëndrueshmëri.





