13.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Venera Azizi: Marrëveshje historike dhe miliarda euro investime – Qeveria e re po ndërton një ekonomi të re për vendin!

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut,Venera Azizi, ka ndarë në Facebook një përmbledhje të fuqishme të arritjeve të qeverisë për vetëm 11 muaj qeverisje – një bilanc që dëshmon ndryshimin e vërtetë që po ndodh në vend.

Në postimin e saj, Azizi thekson:

  • 6 miliardë euro investime kapitale nga marrëveshja historike me Britaninë e Madhe – një hap kolosal drejt rilindjes ekonomike.

  • One Stop Shop tashmë funksional në Bllacë, me zgjerim të planifikuar në Jazhincë, Tabanoc dhe Qafë Thanë – për një sistem më të shpejtë dhe efikas kufitar.

  • 300 milionë euro për komunat – me projekte konkrete si shkolla të reja, çerdhe moderne, rrugë, biblioteka, salla sportive dhe madje pishina publike.

  • 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”.

  • 20 milionë euro për ndërtimin e parkingut nëntokësor në sheshin “Skënderbe”.

  • 250 milionë euro për kompanitë vendase – për zhvillim dhe mbështetje të bizneseve lokale.

  • Grante prej 10.000 eurosh për bujqit e rinj – për nxitje të gjeneratës së ardhshme të bujqësisë.

  • Rritje pagash: +12% për mësuesit, +15% për punonjësit në shëndetësi, +10% për policinë.

  • Rritje kapitacioni: +33% për mjekët amë dhe gjinekologët, +22% për stomatologët.

  • Rritje pensionesh: +5.000 denarë për 340.000 pensionistë brenda vetëm 9 muajve.

  • 720 milionë euro investime të huaja dhe 2.790 vende të reja pune – një tregues i rritjes dhe besimit ndërkombëtar.

Në fund të postimit, Venera Azizi thekson me bindje:
“Ndryshimi është real, po ndodh, rezultatet konkrete e dëshmojnë. Do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve! Ne veprojmë, ne guxojmë, ne ndryshojmë!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit