Prej orës 11:00 vendkalimi kufitar Evzoni (VK Bogorodica) është i mbyllur për komunikacion, kumtoi LAMM.
Prej aty informuan edhe se në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, në rrugë të thata, me intensitet mesatar në rrugët jashtë zonave urbane.
LAMM përkujton se nga data 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.





